Rrëfehet Eranda Libohova: Jam plagosur një herë në jetën time
E Diel 2 Dhjetor 2018, 14:02
Dritare.net
“Jam plagosur një herë në jetën time. Qaja dhe dëgjoja Toni Brexton, pasi ai iku në Amerikë.”,-thotë këngëtarja.
Mes shumë të tjerash, Eranda ka bërë të ditur edhe personin, me të cilin ndan çdo gjë. Bëhet fjalë për miken e saj më të ngushtë, nga e cila nuk mbahet dot asgjë e fshehtë. Eranda thotë se: “Me shoqen time unë konfidohem më shumë se sa me Irmën. Me Irmën unë kam 10 vite diferencë dhe nuk e kam ndjerë që të flas për jetën time private. Flasim për shumë gjëra të tjera, mbase familjarët të shohin me syrin kritik duan të shohin të përsosur ndoshta nuk i pranojnë edhe gabimet dhe kjo ndoshta më ka bere mua të jem më e tërhequr.",- vazhdon më tej Eranda./K.C/dritare.net