Rrëfehet Albian Ajeti: Ja pse zgjodha Zvicrën dhe jo Shqipërinë!
Dritare.net
“Shqipëria është familja ime, megjithëse zgjodha të luaja për Zvicrën, mendoj se ishte vendimi më i drejtë”, tha fillimisht ai.
Dashuria për sportin nuk është vetëm tek Ajeti, pasi të njëjtin pasion dhe profesion kanë edhe dy vëllezërit, të cilët luajnë dhe e admirojnë këtë sport të magjishëm.
“Adionisi, vëllai binjak po luan me Chiasson tani, ai ka vuajtur shumë dhe ka luftuar shumë që të jetë pjesë e futbollit për shkak të dëmtimeve. Ndërsa vëllai i madh, Arlindi, u kthye nga Italia dhe tani luan për Grasshoppers. Jam shumë i lidhur me ta”, shtoi ai.
“Nëna do të thotë gjithçka për mua, nuk mund të rri pa folur me të çdo ditë. Dhe me babin kam një kontakt të ngushtë, ashtu si me nënën, atë e kam si mik edhe pse shumicën e rasteve është i pari që më kritikon”, shtoi Ajeti.
Ajeti ka folur edhe për ushqimet e preferuara teksa ka thënë: Ushqimi i preferuar është gjithçka që gatuan nëna ime. Nuk jam i dashuruar për momentin, ndoshta për Krishtlindje ose vitin e ardhshëm, është në dorën time”./ I.M-Dritare.net