Rrëfehet aktorja e Holliwood-it: Kam pirë drogë dhe kam provuar gjithçka kam mundur
Dritare.net
Ajo ishte vetëm 20 vjeçe kur vendosi të udhëtonte në Turqi vetëm me një çantë në kurriz.
Në një intervistë për "Marie Claire", bukuroshja ka thënë se kur ishte e re ka provuar lloje të ndryshme drogash, të cilat e kanë ndihmuar të ndihet më mirë.
"Provova gjithçka që munda dhe kjo më ndihmoi të nisja një jetë më të qetë dhe të krijoja familje", ka thënë mes të tjerash 43-vjeçarja.
“Të 20-at ia kam dedikuar heqjes së fiksimeve, dëshirës për të eksploruar botën, për të provuar drogat, të udhëtoja për 4 muaj drejt Turqisë vetëm me një çantë, kështu që i bëra që të gjitha dhe në kohën kur u bëra me fëmijë, isha me të vërtetë gati. Jam një nënë e kuptueshme dhe më e mirë se ç’mund të isha pa provuar të gjitha këto,” tha ajo./E. K.-Dritare.net