Romët në protestë, bllokojnë rrugën te Unaza e Re
E Premte 1 Prill 2016, 10:10
Dritare.net
Ata kërkojnë të rikthehen në treg pasi aty ishte e gjithë puna që u sillte atyre të ardhura, e pas shembjes së shtëpive kanë mbetur edhe pa punë,
"Pas shembjes së shtëpive, po na heqin edhe tregun Me tregun jetonim, nuk kemi punë, jemi në rrugë".
Një muaj më parë, familjeve rome tek Unaza e re, iu shembën shtëpitë dhe kasollet, pasi aty do të kalonte rruga e re. Por, atyre nuk iu ishin siguruar banesa të përheshme nga Bashkia, por vetëm banesa me qera për 2 vjet. Romët protestuan ndaj asaj situate, e cila u zgjidh duke i larguar ata nga rrënojat me forcën e policisë.