Roma-Liverpool, formacionet janë flakë! Klopp ka një mision

Roma shpreson që të ndodhë një tjetër mrekulli në “Olimpico”, ashtu sikurse ndodhi në sfidën ndaj Barcelonës në raundin çerekfinal. Verdhëkuqtë arritën të kthenin rezultatin në favorin e tyre në shtëpi duke eliminuar kështu katalanasit e Lionel Messit. Trajneri Di Frncisco dhe lojtarët e tij, shpresojnë që të ndodhë e njëjta gjë edhe sonte në mbrëmje ndaj Liverpool-it të Jurgen Klopp. Gjermani e ka provuar finalen para pesë vitesh, tani e do sërish.

Edhe pse do ta kenë të vështirë, përsëri qëndron në fuqi shprehja “Gjithçka është e mundur”. Nëse ndodhi ndaj blaugranëve, atëherë asgjë nuk është e pamundur edhe ndaj “The Reds”, por këtë do ta shohim sonte në mbrëmje, se kush do të presë biletën për në Kiev.

LEXO DHE :  U njohën dhe u martuan në Big Brother, ndahen Fotinia dhe Danieli

Formacionet e mundshme

Roma – Liverpool, “Olimpico Stadium”/ 20:45

Rezultati i ndeshjes së parë (5-2)

Roma (4-3-3): Alisson; Florenzi, Manolas, Fazio, Kolarov; Nainggolan, De Rossi, Pellegrini; Schick, Džeko, El Shaarawy

Mungesat: Karsdorp (gju), Defrel (gju), Perotti (kyçin e këmbës), Strootman (brinjë)

Liverpool (4-3-3) : Karius; Alexander-Arnold, Lovren, Van Dijk, Robertson; Wijnaldum, Henderson, Milner; Salah, Firmino, Mané

Mungesat: Matip (kofshë), Oxlade-Chamberlain (gju), Can (në shpinë), Gomez (kyçin e këmbës)./d.m-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.