Robert de Niro sulmon sërish Trump-in: Racist i bardhë!

Robert de Niro nuk ka për qëllim të ndalet. Aktori ka sulmuar sërish presidentin e SHBA-së, Donald Trump. Aktori i referohet presidentit si një racist, një superracist i bardhë dhe me një sërë epitetesh të tjera, gjatë një intervistë për The Gardian, informon dritare.net

“Unë jam më i vjetër tani dhe jam vetëm i mërzitur për atë që po ndodh. Kur pashë dikë si Trump-i të bëhet president, unë mendova: ‘OK, le të shohim se çfarë bën ai, ndoshta do të sjellë ndryshim.’ Por vetëm u përkeqësua. Më tregoi se është një racist i vërtetë. Mendova ndoshta si një njujorkez ai e kupton diversitetin në qytet, por ai është po aq i keq se më parë. Është turp. Është gjë e keqe për këtë vend. Një nga fëmijët e mi është gay dhe shqetësohet që trajtohet në një mënyrë të vecantë.”, tha aktori./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Kina: Ish-shefi i Interpol pranon akuzat për korrupsion

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.