Rita Petro, poezi për incestin vëlla motër. Shpërthen moderatori: Ky është skandal
Dritare.net
Përmes një statusi në facebook, ai i quan poezitë e tilla si tronditëse në kuptimin social dhe jo vetëm.
“Neveris çdo predikim inçesti!
Në rrjetet sociale po bën xhiro një poezi e Rita Petros që predikon inçestin mes motrës dhe vëllait. Këtë deformime personale qofshin mendime reale apo stisje për vëmendje publike duhen refuzuar dhe duhen përbuzur. Askujt nuk i ndalohet liria për të menduar, shprehur e fantazuar, por duhet të funksionojë një kundravalvul etike dhe logjike që duhet të mos i lejojë këto sofizma të shërbejnë as si shembuj dhe as si referencë publike. Dezekujlibrimi i koncepteve familjare deri në pikët e vakumeve psikopatiko/seksuale nuk duhet të shërbejnë si servirje normaliteti.Kjo do të thotë t’i shndërrosh dhe konceptosh familjet si tribu me orgji inçestuale.
Është më shumë se e neveritshme! Ata që e mbështesin dhe e pëlqejnë këtë tezë janë njerëz me komplekse dhe boshllëqe të mëdha seksuale që mendojnë se plotësohen nga fantazia, deformacioni edhe kur ai është thjeshtë një mendim i shprehur në vargje dhe jo më një realitet.”,-shkruan Dyrnjaja./ I.M-Dritare.net