Këngëtarja e famshme Rita Ora, rikthehet në Tiranë me një koncert madhështor. Pasi dhuroi një spektakël të paharrueshëm në sheshin e Prishtinës vetëm dy muaj më parë, ajo vjen në Shqipëri.
“Jo vetëm modë” ka zbuluar ekskluzivisht surprizën që ylli me origjinë shqiptare po planifikon prej pak kohësh.
Rita Ora ka pranuar të rikthehet pas 6 vitesh në një koncert madhështor në Tiranë, në datën 3 Qershor.
Ylli i skenave ndërkombëtare është ftuar të këndojë në një event të organizuar nga Bashkia. V.D/Dritare.net