Ristani: Pasi hapi 300 mijë vende pune, Rama ikën për fundjavë luksoze në Firence
Dritare.net
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani përmes një postimi në facebook ironizon kryeministrin Edi Rama duke shkruar se ikën për fundjavë në Firence pasi i ka hapur 300 mjë vende pune.
Sipas tij, Rama nuk shqetësohet nëse një kryefamiljar vret veten pasi nuk ka të paguajë energjinë elektrike, por vetëm për jetën e tij luksoze.
“Pasi i hapi 300 mije vende pune, dje ne Top Story (sipas Arben Ahmetaj), sot iken per fundjave ne Firence.
Nuk ka pse shqetesohet se nje kryefamiljar i dha fund jetes se nuk paguante dot energjine, nje femije i vogel vdiq nga i ftohti pasi bashke me familjen jetonte ne kushte tejet te veshtira, apo se nje person humbi jeten sot ne Tropoje duke u munduar te nxjerre buken e femijeve. Sot shqetesimi i vetem i Edi Rames eshte luksi i tij dhe miqve te tij”, shkruan Ristani.