Ristani sulmon Bashën me fjalët e Kadaresë

Arben Ristani është prej kohësh një zë i rëndësishëm, kundër Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Por këtë herë ai ka huazuar Ismail Kadarene për t’i dhënë një leksion kryetarit Basha. Ja çfarë shkruan: “Bashkite e fituara nga PD, iken nje nga nje dhe perfundimisht PD eshte jashte sistemit, si ne pushtetin qendror edhe ne ate vendor.

Nderkohe PD ka nje objektiv te vendosur dhe te shpallur: qeveri kalimtare, pa Ramen Kryeminister dhe zgjedhje te parakohshme te pergjitheshme, mundesisht edhe lokale.

Objektivin afat shkurter e kemi, por rrugen se si do e realizojme dhe mjetet qe do perdorim, askush nuk i di, ose se paku nuk jane transparente per demokratet.

Cdo dite deklarohet se cdo beje PD pasi te vije ne pushtet dhe vertet qe vetem PD mund ti beje realitet, por si do vi PD ne pushtet? Kete askush nuk di.

Duke mos ditur nga do kalojme, me se do luftojme, si do organizohemi, kush eshte perpara, kush mbrapa, kush majtas, kush djathtas, cilat jane aleancat etj etj, elemente te luftes opozitare, qe demokratet duhet ti dine, nuk krijohet kurre besim ne aritjen e objektivit.

Pa besim nuk ka kurre fitore.

Ta bisedojme edhe nje here me demokratet cfare do bejme, si do e bejme, me ke do e bejme, kur do e bejme, te jete e gjitha transparente dhe gjithperfshirese dhe me vullnet dhe deshire, ta bejme betejen per Shqiperine europiane.

“Shqiperia ndodhet sot ne nivelin me te keq te ndotjes morale qe ka njohur ndonjehere. Nga kjo grope ajo, ose duhet te dale me ngut, ose do te fundoset pergjithmone” thote Kadare.” – e mbyll postimin e tij ne Facebook, Arben Ristani./E.B-dritare.net

LEXO DHE :  Shqiptarët e mrekullueshëm/ Flet Luljeta Bozo, gruaja që "vrau" tërmetin!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.