Alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare dominojnë deri në mesditë në të gjithë Shqipërinë. Pas mesditës pritet shtim i vranësirave në pjesën më të madhe të vendit, duke sjellë rrebeshe shiu afatshkurtra. Orët e pasdites do të rikthejnë kthjellimet në vend. Nga meteoalb, mësohet se, temperaturat do të mbeten konstante, duke luhatur nga 17 deri në 36 gradë celsius./K.C/dritare.net