Rikthehet Mateo Renzi; Unë do ta shpëtoj Italinë. Salvini duhet të ndalet
E Shtunë 17 Gusht 2019, 17:05
Dritare.net
Por, duket se Renzi, po planifikon një rikthim në politikë.
Në daljet e fundit, Renzi po e etiketon veten si njeriu që do ta shpëtojë Italinë, nga kontrolli i plotë i një qeverie të ekstremit të djathtë të udhëhequr nga Matteo Salvini.
Ai po hyn përsëri në skenë, ai insiston, për hir të së ardhmes së vendit - dhe jo për karrierën e tij, shkruan Dritare.net
“ Salvini duhet të ndalet, dhe është e rëndësishme të japim një mesazh të fortë - ekziston një alternative."
Italia, është zhytur edhe një herë në pasiguri pasi Salvini, zv / kryeministër , njoftoi në 8 gusht se po i jepte fund marrëdhënies jo fort të mirë të partisë së tij me Lëvizjen Pesë Yje (M5S) , për shkak të mospërputhjeve të politikave./ I.M-Dritare.net