Rihanna shkruan historinë, e para grua me ngjyrë që krijon brand veshjesh

Nuk  kanë mjaftuar vetëm këngët e famshme që të gjithë i njohim, por tashmë këngëtaren Rihanna do ta shohim dhe si sipërmarrëse. Bëhet fjalë pikërisht për lançimin e markës më të re në bashkëpunim me grupin luksoz Mowt Hennessy Louis Vuitton (LVMH).

Linja do të quhet Fenty, ashtu si emri i plotë i këngëtrares Robyn Rihanna Fenty dhe pritet të dalë pranverën e 2019-ës. Me lancçimin e kësaj linje Rihhana do të bëhet e para femër me ngjyrë që do të drejtojë një brand të LVMH dhe e para femër që do të krijojë një brand origjinal për grupin informon Dritare.net.

Me më shumë se 70 milion ndjekës në Instagram, Rihhana njihet tashmë gjerësisht për  zgjedhjet e saj të guximshme e të spikatura. Fenty i cili do të përmbajë veshje, këpucë dhe aksesorë është marka e parë e re nën logon e LVMH, që prej vitit 1987 si dhe do ti bashkohet 70 brandeve që janë tashmë pjesë e LVMH group, ku përfshihet Louis Vuitton, Christian Dior dhe Givenchy.

Në një status vetë Rihanna është shprehur se asaj i është dhënë një mundësi unike për të zhvilluar një shtëpi mode në sektorin e luksit ku nuk ka limite artistike.

LEXO DHE :  Kur do të martohesh? Ja si iu përgjigjet Greta Koçi fansave!

Ajo shton gjithashtu se nuk mund të kishte një partner më të mirë, kreativ dhe të orientuar drejt biznesit e se është gati ti tregojë botës se çfarë do të ndërtojnë së bashku.

CEO i LVMH, Bernard Arnault tha se do të mbështesë këngëtaren e famshme me një skuadër dhe burimet që asaj do ti nevojiten.

“Të gjithë e njohin Rihanën si një këngëtare të mrekullueshme, por përmes bashkëpunimit tonë me Fenty Beaty unë zbulova një sipërmarrëse të vërtetë dhe një lidere të përsosur., ka shtuar Arnault.

Linja e produkteve kozmetike, Fenty Beaty ka arritur një shifër prej 500 milion euro shitje në fund të vitit 2018 dhe është gjerësisht e vlerësuar për përfshirjen e saj. Një prej sipërmarrjeve të tjera të këngëtares është edhe linja e saj e të brendshmeve Savage X Fenty e lançur vitin e shkuar./e.k-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.