Rezultatet e zgjedhjeve, PS i çon Kolegjit Zgjedhor 4 padi

Partia Socialiste ka çuar në Kolegjin Zgjedhor 4 padi për rezultatin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Paditë kanë të bëjnë me mandatet e katër këshilltarëve bashkiakë, për të cilët kërkojnë shpërndarjen e tyre. Paditë janë ngritur për bashkitë Ura Vajgurore, Konispol, Devoll dhe Kuçovë.

PS i kërkon Kolegjit të shprehet, pasi KQZ nuk mundi t’i shpërndajë mandatet pasi kjo gjë kërkon 5 vota në KQZ, ndërkohë që kryetari Klement Zguri voton kundër. BalkanWeb raporton  se PS do të dërgojë në Kolegj padi për të gjitha bashkitë për të njëjtën arsye. Duket se vota kundër e Zgurit, bllokon marrjen e bashkive nga kryetarët e dalë nga 30 qershorin, pasi ata nuk nisin dot detyrën pa u betuar në Këshillin Bashkiak./E.B-dritare.net

LEXO DHE :  Hetimi ndaj Trump zbardh prapaskenat: Ja pse u tërhoq kandidatja për ambasadore në Shqipëri!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.