Rezoluta e OKB/ Erdogan i përgjigjet Trump: Nuk na blen dot me dollarë
E Enjte 21 Dhjetor 2017, 18:06
Dritare.net
Një ditë më parë Presidenti Trump ka deklaruar se për të gjithë anëtarët e OKB që do të votojnë pro rezolutës SHBA do të ndërpresë ndihmat financiare.
Kësaj deklarate të Trump i është përgjigjur Presidenti i Turqisë Erdogan i cili ka deklaruar se Trump nuk mund të na blejë me dollarë.
“Z. Trump, ti nuk mund të na blesh me para. Shpresoj dhe pres që Shtetet e Bashkuara të mos marrin rezultatin që pret nga OKB dhe në këtë mënyrë bota do t’i japë një mësim shumë të mirë Amerikës. Si e quajnë Amerikën? Djepi i demokracisë? Shtrati i demokracisë po kërkon që vullnetet të blihen me dollarë. Z. Trump, nuk mund ta blini vullnetin demokratik të Turqisë me dollarët tuaj. Ky është vendimi ynë” tha Presidenti turk/ I.M-Dritare.net