Rezarta Shkurta para 11 vitesh, ja si ka qenë!
Dritare.net
Ditën e djeshme këngëtarja ka postuar në Instagram një video ku shihet ajo para 11 vitesh duke interpretuar në festivalin “Kënga Magjike”. Ajo ka interpretuar aty dhe ndihet ende shumë e emocionuar kur e kujton dhe e shikon përsëri pas kaq shumë vitesh.
"20 vjeç, 11 vjet më parë dhe akoma më emocionon kjo performancë, të cilën e pashë në ëndërr! Zgjohem në orët e para të mëngjesit, e vizatoj që të mos e harroja dhe më pas e bëra realitet tek Kenga Magjike. Për të gjithë ata që se njohin botën e televizionit, për ne s'ka qenë asgjë e lehtë. Vet menaxhoheshim në ato vite të vështira ku nuk kishte rrjete sociale, suplemente gazetash apo youtube, madje dhe telefonin e kishim vetëm për një zile. Punoja dhe në gjumë për të realizuar ëndrrën time! Eh, çfarë emocioni t'i shohësh sot, dhe të kujtosh dhe prapaskenat, më duket sikur i rikthehem faqeve të një ditari", ka shkruar Rezarta./D.M-Dritare.net
https://www.instagram.com/p/BiNRwsCn2s8/?hl=en&taken-by=rezartashkurta