Reuters publikon sondazhin/ Raporti Mueller fundos Presidentin Trump

Agjencia e lajmeve ndërkombëtare “Reuters” ka publikuar një sondazh që është zhvilluar të enjten dhe të premten në SHBA, për të matur popullaritetin e Presidentit Donald Trump pas publikimit të raporit Mueller.

Sipas sondazhit të parë kombëtar, vetëm 37% e të rriturve në SHBA besojnë akoma tek Trump, ndërsa ky popullaritet është ulur me 3 pike nga një sondazh i ngjashëm i publikuar me 15 prill, shkruan “reuters” transmeton Dritare.net.

Në raportin e tij, Mueller tha se hetimi i tij nuk tregoi se fushata e Trump kishte koordinuar me rusët. Megjithatë, hetuesit gjetën “akte të shumta nga Presidenti që ndikonin mbi hetimet dhe zbatimin e ligjit”.

LEXO DHE :  Elvana Gjata i rikthehet stilit të vjetër të flokëve, nuk njihet më!

Sondazhi zbuloi se 50 % e amerikanëve ranë dakord që “Trump ose dikush nga fushata e tij ka punuar me Rusinë për të ndikuar në zgjedhjet e vitit 2016”, dhe 58 për qind ranë dakord që presidenti “u përpoq të ndalë hetimet mbi influencën ruse në administratën e tij”.

Por a duhet që presidenti të shkarkohet?

Sipas po të njëjtit sondazh, 40% e amerikanëve thonë se Trump duhet shkarkuar, ndërsa 42% thonë “jo”, shkruan Dritare.net.

Gjithashti 70% thonë se raporti nuk kishte ndryshuar pikëpamjen e tyre për Trump, ndërsa vetëm 15 për qind thanë se kishin mësuar diçka që ndryshoi pikëpamjen e tyre për Trump./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.