Reshjet e borës, ARRSH: Ja gjendja e rrugëve në vend!

Gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe borë në të gjithë vendin. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar mbi gjendjen e rrugëve.

 

Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Në Qarkun e Korçës ka pasur reshje shiu dhe në lartësitë mbi 1300 m, ka pasur reshje bore.
Të gjitha akset e këtij Rajoni qarkullohen normalisht.

 

Në Rajonin Qendror Tiranë: Ka pasur reshje shiu. Në akset e Dajtit ka pasur reshje të dobëta bore. Deri tani nuk ka probleme për qarkullimin.
Në Librazhd-Steblevë, ka pasur rreth 20 cm bore. Po punohet nga kontraktori për pastrim dhe shpërndarjen e kripës.
Të gjitha akset e këtij Rajoni qarkullohen normalisht.

 

Në Rajonin Verior Shkodër: Gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe bore. Trashësia e borës shkon nga 10-40 cm. Kontraktorët po vazhdojnë punën për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

 

Qarkullohet me zinxhir në rrugët:
Ura e Cerenecit – Stebleve, 25 km e fundit, ka pasur rreth 20 cm bore.
Trebisht – Dogane, ka pasur rreth 5-10 cm bore.
Qafë Bualli-Krastë, ka rreth 20 cm bore.
Kuben-Vasie, ka rreth 40 cm bore.


Të gjitha akset e tjera qarkullohen pa probleme.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës, të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë./E.B-dritare.net

LEXO DHE :  Prokurorja speciale e arrestuar, i jep lamtumirën nënës e rrethuar me policë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.