Republikanët apo Demokratët? Taylor Swift e thotë hapur preferencën e saj politike
E Hënë 8 Tetor 2018, 19:07
Dritare.net
Këngëtarja ka mbështetur hapur demokratët në një atmosferë të ashpër politike që po mbizotëron në SHBA.
Këngëtarja 28-vjeçare shkruan në Instagram: "Unë gjithmonë do të hedh votën për atë kandidat që lufton për të drejtat e njeriut, që besoj se ne të gjithë meritojmë t’i kemi këto të drejta".
Swift do të votojë në shtetin që udhëhiqet nga republikanët Tennessee, ndërsa dalja hapur pro demokratëve dhe shpërndarja e pikëpamjes së saj me 112 milionë ndjekësa në rrjete sociale, është mjaft e rëndësishme për kandidatët demokratë./ I.M-Dritare.net