Rëndësia e madhe që ka ekspozimi ndaj fjalëve, në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Dritare.net
Në fillim, mund t’ju duket e çuditshme biseda me një të porsalindur, i cili nuk i përgjigjet komunikimit tonë. Por më vonë gjërat ndryshojnë, ku bebet nisin belbëzimin dhe pastaj fjalët e para, informon dritare.net, sipas BBC.
Një grup neuroshkencëtarët tani janë në gjendje të tregojnë sesi truri i përgjigjet ekspozimit të hershëm të bisedave. Një grup, i udhëhequr nga Rachel Romeo, një neurolog dhe pedagog i gjuhës së të folurit në Spitalin e Fëmijëve në Boston, tregoi se bashkëbisedimi mund të kenë një përfitim të dukshëm në zhvillimin e trurit të fëmijës.
Ekipi regjistroi bisedat në shtëpitë e disa familjeve duke monitoruar sasinë e gjuhës ndaj së cilës u ekspozuan fëmijët dhe numrin e kthesave që patën bisedat. Fëmijët që kishin më shumë kthesa në biseda ishin më mirë në detyrat e të kuptuarit të gjuhës, informon dritare.net.
Në të vërtetë, një numër i madh provash tregojnë se nuk është dëgjimi pasiv, apo sasia e fjalëve ndaj së cilës një fëmijë ekspozohet, që ka shumë rëndësi. Në fakt cilësia e bisedës është më e rëndësishme.
Në Mbretërinë e Bashkuar, qeveria ka lançuar një projekt online, ku inkurajohen prindërit që të flasin më shumë me fëmijët e tyre.
“Hungry Little Minds” është një fushatë tre-vjeçare me qëllimin sensibilizimin e prindërve për të bërë aktivitete që mbështesin mësimin e hershëm të fëmijëve të tyre dhe të ndihmojnë në përparimin e tyre në shkollë dhe më gjerë, informon dritare.net.
Për disa, stresi i jetës së përditshme mund të lërë më pak kohë për të folur dhe për të luajtur me fmëijët. Por tani është e qartë se kthesat delikate në mënyrën sesi ne flasim me fëmijët dhe si i dëgjojmë ata, ndikon drejpërdrejtë në rritjen dhe zhvillimin e trurit të tyre./J.H/dritare.net