Rekomandimi pa kushte i Komisionit Europian, reagon Ambasada Amerikane
E Enjte 30 Maj 2019, 18:06
Dritare.net
Ambasada e SHBA, shprehet se mirëpret rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe konfirmimin e saj se Shqipëria vijon të bëjë përpara në zbatimin e reformave jetike dhe të pakthyeshme.
“Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara që të punojnë me partnerët tanë shqiptarë dhe të BE-së për të siguruar integrimin me sukses të Shqipërisë në Bashkimin Europian, përfshirë edhe mbështetjen tonë të plotë për zbatimin në vijim të reformave legjitime dhe kushtetuese gjyqësore.”-shkruan ndër të tjera ambasada./ I.M-Dritare.net