Refuzoi emërimin e Skënder Gjinushit/ Akademia e Shkencave kërkesë Metës

Ditë më parë, presidenti i vendit, Ilir Meta refuzoi emërimin e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave. Ndërkohë, nënkryetari i ASH-së, Vasil Tole  i ka bërë kërkesë presidentit Meta që ta rishikojë edhe një herë dekretin që refuzon emërimin e Gjinushit.

 “Vendimi i Asamblesë së Akademisë së Shkencave me pjesëmarrjen e 43 nga 44 akademikë është në fuqi dhe nuk ka patur kundërshtim dhe as ankimim. Duke qenë se ky vendim është në fuqi, dhe duke shpresuar se ka ende hapësirë vendosëm t’i drejtohemi institucionit të Presidentit me një kërkesë për të rishqyrtuar dekretin e tij. Me ligjin e ri, parashikohen disa nene për situata të ngjashme, do veprohet sic citohet në ligj. Ka më në fund një procedurë se si veprohet. Nëse do ketë një dekret refuzimi parashikohet që lihet në dorë të Asamblesë. Nuk jemi në ngërç. Akademia e Shkencave është përpjekur që të provojë që jemi në gjendje të bëjmë reforma e të mbajmë në punë institucionin.” –u shpreh Tole./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Derbi Partizani-Tirana në Air Albania/Ja sa kushtojnë biletat!

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.