Refugjatët/ Rama: Nuk do të hapim kufirin, nuk kemi as kushte dhe as fuqinë
E Premte 26 Shkurt 2016, 10:10
Dritare.net
"Ne nuk kemi pse bëjmë një zgjedhje të ndryshme nga zgjedhja që bën vendet e Korridorit. Ne nuk do të hapim kufirin, s’kemi arsye ta bëjmë këtë gjë, sepse nuk kemi as kushtet, as fuqinë dhe as delirin që mund të shpëtojmë botën, ndërkohë që të tjerët mbyllin kufijtë, Serbia e mbyll, Maqedonia e mbyll, të vijnë tek ne?!”, u shpreh kryeministri Rama.
Por, pavarësisht kësaj deklarate të kryeministrit, sinjalet për ardhjen e refugjatëve në mënyrë të organizuar kanë bërë që policia të marrë masa me patrullime në akset që lidhin Shqipërinë me Greqinë. Masat e shtuara janë në akset që lidhin Kapshticën dhe Kakavijën, dy prej pikave kryesore që lidhin vendin tonë me Greqinë.