Reforma në drejtësi, sërish përplasje PS-LSI. Replikat mes Ramës e Xhafës
Dritare.net
Edhe pse qe prej ngritjes se komisionit te reformës ne drejtësi, dy vite me pare është vendosur qe ligjet hartohen nga ekspertet e nivelit te larte ne bashkëpunim me Euralius dhe OPDAT; kreu i grupit parlamentar te LSI, Luan Rama vuri ne pikëpyetje ekspertet dhe theksoi se drafti duhej te ishte hartuar nga Ministria e Drejtësisë.
Përplasja mes PS dhe LSI është ashpërsuar pasi vete Ministria e Drejtësisë ne muajin dhjetor ka paraqitur nje draft te kodit te procedurës penale. Reforma ne drejtësi ka pasur dy faza; faza e pare ishte miratimi i 7 ligjeve kryesore te reformës e tani ka filluar faza e dyte me 27 ligje te reja pjese nder te tjera edhe kodi i procedurës penale.
Deri me tani te gjitha këto drafte jane hartuar nga ekspertet e nivelit te larte dhe misionet e Euralius e OPDAT./ Vizion Plus