Recetë/ Ziejini farat e shalqirit, rezultati do t’ju habisë!

Shalqinjtë janë thjesht të shijshëm dhe ne i duam veçanërisht gjatë verës! Por nga ana tjetër, të gjithë ne i hedhim farat e tyre, dhe vetëm pak njerëz i konsumojnë.

Megjithatë, e vërteta është se ato janë të pasura me veti të mëdha shëndetësore, të cilat sapo t’i mësoni, nuk do t’ju shkojë më ndër mend t’i hidhni. Në veçanti, farat e shalqirit janë jashtëzakonisht të dobishme në përmirësimin e funksionit të sistemit tretës.

Kur konsumoni farat e shalqirit, ato kalojnë nëpër traktin tretës dhe menjëherë përmirësojnë tretjen. Megjithatë, në mënyrë që të përfitoni sa më shumë nga këto fara, fillimisht duhet t’i gatuani ato. Farat janë të pasura me vlera ushqyese të rëndësishme, si fibra, të cilat ndikojnë në një tretje të shëndetshme, lufton inflamacionet, trajton parazitët e zorrëve dhe verdhëzën.

Për më tepër, këto fara të veprojnë si diuretik, kështu që një çaj i fortë me fara shalqiri i përgatitur në shtëpi, është jashtëzakonisht efektiv në rastet e problemeve urinare dhe gurëve në veshka.

Gjithashtu, farat janë të pasura me citrulinë, me veti të fuqishme antioksidante. Ajo zgjeron enët e gjakut, dhe përshpejton e përmirëson punën e tyre. Prandaj, është jashtëzakonisht e dobishme në rastet e problemeve të ndryshme shëndetësore, si arterioskleroza, tensioni i lartë dhe angina pectoris, shkruan dritare.net

LEXO DHE :  Basha: Kriminale që qeveria të rrezikojë jetën e qytetarëve vetëm që të mos prekë lekët që u jep oligarkëve.

Sipas mjekëve, këto fara do t’ju ndihmojnë të trajtoni probleme të ndryshme shëndetësore, pasi ato përmirësojnë funksionimin e zemrës, rrisin kujtesën dhe përqendrimin, përmirësojnë qelizat e muskujve në trup, etj.

Farat e shalqirit janë të pasura me vlera ushqyese të shëndetshme, përfshirë magnez, niacin, kalcium, antioksidantë të ndryshëm, vitaminë C, hekur, vitaminë B, vitaminë A, mangan, etj.

Ja si ta përgatisni çajin me fara shalqiri në shtëpi dhe të gëzoni vetitë e saj të rëndësishme shëndetësore: Fillimisht, shtypni dhe thërrmoni 4 lugë gjelle fara të freskëta. Më pas, ziejini në 2 litra ujë për 15 minuta. Pini këtë çaj për dy ditë dhe pastaj bëni pushim një ditë. Përsëriteni këtë cikël për disa javë. Këshillohet të mblidhni sasi të mjaftueshme fara gjatë verës, meqenëse është frut sezonal dhe nuk mund ta gjesh gjatë gjithë vitit.Provojeni  sa më shpejt të jetë e mundur dhe përmirësoni shëndetin tuaj dhe të familjes suaj!/K.C/ dritare.net

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.