Recetë/ Tortë e ftohtë me pjepër

Receta që propozojmë ne të dritare.net sot është një tortë e freskët dhe delikate që me siguri do i habitë mysafirët tuaj. Përbërësi kryesor është pjepri, që është një frut i sezonit, por ju gjithashtu mund të përdorni pjeshkë, luleshtrydhe, manaferra, sipas zgjedhjes dhe dëshirës suaj. Nëse dëshironi, mund të zëvendësoni panën për ëmbëlsira me me kos. Në këtë mënyrë do të keni një tortë më kompakt dhe sigurisht me më pak kalori!

Përbërësit për tortë 24 cm të trashë:

250 gram biskota të thata

100 gram gjalpë në temperaturë dhome

350 gram pjepër, të prerë në copa të vogla

250 ml pana ëmbëlsire të freskët

180 gram sheqer

12 gram fletë xhelatine

Përgatitja:

Thyejini biskotat dhe grijini në një mikser, shtoni gjalpin dhe vazhdojnë grirjen derisa përzierje të jetë e ngjashme me rërën e lagur. Hidheni këtë masë në një tepsi në formë rrethore dhe të thellë ku keni vendosur më parë letër furre. Vendoseni tepsinë në frigorifer për disa minuta ndërkohë që vazhdoni përgatitjen me kremin e pjeprit. Mbuloni gjethet e xhelatinës me ujë të ftohtë dhe grini në mikser pjeprin. Hidhni sheqerin tek pana për ëmbëlsira dhe rriheni derisa të bëhet shkrumb, por jo shumë e fortë.

LEXO DHE :  Ja fruti që duhet të hani, për gjumë të qetë!

Shtrydheni xhelatinën dhe vendoseni në një tas, së bashku me disa lugë gjelle nga tuli i pjeprit  që grimë. Futeni në mikrovalë ose në zjarr të ulët derisa të shkrijë plotësisht. Hidhni edhe pjesën tjetër të tulit të pjeprit dhe përziejeni mirë derisa të keni një masë homogjene. Hidheni masën e pjeprit pak nga pak sipër panës dhe përziejeni nga poshtë lart. Këtë masë hidheni mbi bazën e biskotave të përgatitur në fillim, nivelojeni mirë dhe futeni të ftohet në frigorifer për të paktën 4 orë përpara se të shërbehet në pjata./dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.