Recetë/ Makarona me pesto avokado

Kjo salcë e shijshme, me bazë avokadon dhe borzilokun. Avokado është kremoze dhe plot me vlera ushqyese, ndërsa borziloku është e pasur me vitaminë A dhe magnez dhe i jep salcës një shije të veçantë.

Përbërësit:

1 avokado

Lëngu i 3-4 fetave të mëdha limoni

10-12 mëdha gjethe të freskëta borzilok

2 thelpinj hudhër

1 lugë gjelle vaj kokosi

250 g makarona

Pak spec djegës

Kripë dhe piper, për shije

Përgatitja:

Priteni avokadon dhe shtypeni në formë pureje. Lajini gjethet e borzilokut. Bashkojeni borzilokun me lëngun e limonit dhe purenë e avokados në mikser.

LEXO DHE :  Këto janë ushqimet që ngadalësojnë metabolizmin!

Ndërkohë, pritini imët thelpinjtë e hudhrës. Hidhini në një tigan mesatar ku keni ngrohur më parë vajin e kokosit. Shtoni përzierjen e avokados me borzilok dhe limon, në temperaturë të mesme.

Shtoni kripën, piperin dhe specin djegës. Përziejeni edhe një herë dhe hiqeni nga zjarri.

Këtë salcë e shijshme mund ta përdorni jo vetëm për makarona, por edhe për sanduiçe apo për meze./dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.