Përbërësit:
3 grushte spinaq
1/2 bohçe finok
1 mollë jeshile, pa fara
250 ml ujë
80 ml vaj ulliri ekstra i virgjër
1/2 lëng dhe lëkurë limoni
Kripë dhe piper sipas dëshirës
3 gjethe mente
Përgatitja:
Pasi të keni qëruar mollën nga farat dhe të keni larë gjethet e spinaq, hidhini në një mikser bashkë me një gotë ujë dhe filloni bluarjen me ngadalë.
Shtoni bohçen e finokut, pa zemrën, gjethet e mentes, lëngun dhe lëkurën e limonit. Hidhini kripë dhe piper sipas dëshirës dhe grijini të gjithë me shpejtësi të ulët, por më vonë rriteni shpejtësinë në fuqinë maksimale. Grijini për disa minuta kështu derisa të keni arritur një masë homogjene. Fikeni mikserit dhe riniseni me një shpejtësi të ngadaltë.
Më pas, hidheni në pjata dhe shijoni këtë supë pa nevojën e gatimit./dritare.net
Ju bëftë mirë!