Smoothie me pjeshkë dhe pjepër është një pije verore, e freskët dhe hidratuese. Kërkon pak ingredientë dhe është shumë e shijshme. Nevojitet vetëm kos, akull, pjeshkë dhe pjepër.
Për të krijuar një smoothie mund të zgjidhni frutat që ju pëlqejnë më të shumë dhe mos harroni, mund ta ruani atë në frigorifer deri në 3 ditë!
Për 2 persona nevojiten:
2 pjeshkë
4 ose 5 kuba akull
125 g kos
1 pjepër të vogël
Përgatitja:
Priteni pjeprin në dy pjesë, hiqini farat brenda, hiqeni edhe tulin dhe priteni në copa të vogla. Bashkojini në mikser me pjeshkën, të cilën e keni pastruar më parë nga bërthama dhe e keni prerë në copa të vogla.
Shtoni kosin dhe kubet e akullit. Grijini të gjitha derisa të keni një masë homogjene.
Shërbejini smoothie në gota të gjata./dritare.net