Reagon Rama pas deklaratës së partive shqiptare në Maqedoni: Hap historik

Përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Maqedoni, dolën me një deklaratë të përbashkët pas arritjes së marrëveshjes mes tyre. Partitë shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim, koalicioni “Rilindje me Besë”, Aleanca për Shqiptarët dhe Partia Demokratike Shqiptare, siç thuhet në deklaratë, angazhohen për ngritjen e statusit të shqiptarëve në Maqedoni në popull shtet­formues, me gjuhë zyrtare, e cila do të kishte statusin e barabartë me gjuhën maqedonase dhe zgjidhjen e shumë çështjeve tjera etnike.

LEXO DHE :  Përplasen makinën e policisë në Elbasan, ja provat që nxorën zbuluar autorët!

KPas deklaratës së përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni, ka reaguar Kryeministri Edi Rama i cili e ka cilësuar si një hap historik.

“Hap historik shprehja e vullnetit të përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni: Të drejtat e shqiptarëve s’negociohen per karrige qeverie”, shkruan Rama në Facebook.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.