Reagon Majko: Lëvizja e lirë nuk ndryshon kufijtë

Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko ka reaguar për debatin e ditëve të fundit në lidhje me ndryshimi ne kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe për heqjen e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Majko në një reagim në facebook, shkruan se Tritan Shehu i PD, gaboi kur tha se idenë për ndryshim kufijsh e ka hedhur ai, pasi sipas tij nuk ekziston një gjë e tillë.

Majko shkruan më tej se, rrëzimi i kufirit si term, përdoret në rastet e embargove, lëvizja  e lirë nuk ndryshon kufijtë.

“Tritan Shehu ka deklaruar se ideja për ndryshimin e kufijve e hapur së fundmi…”E mori zanafillën në një deklaratë të ministrit Majko… në një ambient të papërshtatshëm duke hedhur një ide të tillë që nga janari kryeministri do rrëzojë kufirin Shqipëri-Kosovë.” (!?) (As serbi Gjuric nuk e rëndoi kaq shumë këtë deklaratë të pathënë)

Të lidhësh dëshirën për lëvizjen e lirë të njerzve dhe mallrave midis Shqipërisë dhe Kosovës, me temën ndryshimit të kufijve është papërgjegjshmëri. Kjo temë është dakordësuar midis Shqipërisë dhe Kosovës dhe u ripohua sërish nga Kryeministri Haradinaj gjatë vizitës së fundit në Vlorë.

LEXO DHE :  Po që e kisha nënvlerësuar Bratislavën!

 

“Rrëzimi i kufirit” si term, përdoret në rastet e embargove… Lëvizja e lirë nuk ndryshon kufijtë. Ndryshimi i kufirit nuk është funksional në kohët e reja të procesit të integrimit europian. Shqipëria dhe Kosova nuk mund të bëjnë dy gjëra të kundërta në të njëjtën kohë. Këto dy shtete nuk mund të “ndahen” për tu integruar. Integrimi europian është një proces ku shqiptarët kanë hyrë pasi aty përfaqësohen edhe interesat e tyre. Kjo i bën ata protagonistë dhe jo frikacakë. Sigurisht.”-shkruan Majko./ I.M-Dritare.net 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.