Reagon BE: Jemi të tmerruar nga vrasja e një gruaje
E Enjte 31 Gusht 2017, 17:05
Dritare.net
Delegacioni shprehet se mbrojtja e grave është përgjegjësi e plotë e shtetit.
“Të tmerruar! Një tjetër viktimë e dhunës në Shqipëri. Mbrojtja e grave nga kërcënimet është përgjegjësi e plotë e shtetit.
Institucionet përkatëse të përgjigjen menjëherë. Gratë nuk duhet të jetojnë me frikë në dëshirën e tyre për ta jetuar jetën si duan,” shprehet delegacioni i BE./ dritare.net