Mikpritja dhe pjatat unike te shef Fredit kanë edhe një arsye të madhe pse si Rapsodia nuk ka të dytë. Përbërësit ushqimore, djathin, mishin, grurin, gjalpin, mjaltin, vajin e ullirit, të gjitha të shtëpisë.
Apo ato kavanozat që të dhurojnë, kur ikën, për të të thënë, eja prapë, të mbushura me krem djathi dhe vaj ulliri, gliko shalqiri, kërpudha e gjithfarë produktesh të tjera të bëra vetë e të marra nga fshatarët e zonës.
Qumështi e gjithë nënproduktet e tij, mbajnë vulën e baxhos që ndodhet jo shumë larg restorant “Rapsodia” në fshatin Zadrimë.
Me dhjetëra fshatarë bëjnë gati qumështin çdo ditë, e më pas shef Fredi e merr dhe e dërgon në baxho. Ku pas këtu bëhet pasterizimi edhe heqja e ndonjë bakteri të mundshëm, e me pas kthehet në djathë, gjizë, gjalpë, dhallë, salcë kosi, gjithçka 100% bio, vetëm për miqtë e Rapsodisë.
E meqë ata janë shumë dhe duan edhe ta konsumojnë e ta marrin me vete, Rapsodia nisi çeljen e dyqaneve me të njëjtin emër. I pari u hap në Lezhë. I dyti në Tiranë.
Dritare.net ishte tek Astiri, sapo erdhi furnizimi dhe çfarë furnizimi! Kishte nga të gjitha, direkt e nga baxho. Të gjitha llojet e djathit, gjalpë si ta duash, salcë kosi, turshi, gjizë, dhallë, qumësht. Dhe reçeli i shtëpisë, mjalti e çfarë të duhet për ta konsumuar pa merak. Se ka merak Alfred Marku për të gjitha.
Më kryesorja janë çmimet më të ulëta në treg, e kjo nuk është asgjë, pasi shef Alfredi ka bërë oferta për të gjithë nënproduktet e qumështit, ku përveç cilësisë më të lartë, do të mund të merrni edhe çmimin më të ulët në treg. Sepse më e mira nuk është patjetër më e shtrenjta. Është Rapsodia. Tek Astiri, mos harro!/Dritare.net
https://www.youtube.com/watch?v=DsVzS4FeyOw&feature=youtu.be