Raporti i Venecias/Vasili me gjuhë të ashpër: O idiotë, jeni të sëmurë psikikë
Dritare.net
Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, ka reaguar ashpër për të gjithë ata që kanë thënë se raporti i Komisionit të Venecias, argumenton se presidenti i vendit, Ilir Meta, ka shkelur Kushtetutën e vendit, pas zhdekretimit të zgjedhjeve të 30 qershorit. Me anë të një statusi, ai këshillon që në vëmendje të të gjithëve të jetë zhdukja e kokainës nga kontenierët. Ndërsa më poshtë Vasili vijon duke thënë se në asnjë rast komisioni nuk ka thënë se presidenti ka shkelur kushtetutën. Statusi i plotë:
"Te dashur idiotë!
Boll u përdrodhët dhe boll u pervodhët.
Merruni me zhdukjen e kokaines nga kontenieret se nuk ju ndihmon dot Venecia.
Ne asnje rast Venecia o idiote nuk ka thene gjekundi qe presidenti ka bere shkelje(violation) te kushtetutes apo afateve kushtetuese.
Mesoni si shqiperohet exeedings o te semure psiqike se na e shpifët me shkollepakesine tuaj!", përfundon Vasili./L.F-dritare.net