Raporti i OKB/Kina jo më vendi më i populluar në botë
E Enjte 20 Qershor 2019, 09:09
Dritare.net
Deri në vitin 2050, raporti parashikon se popullsia e planetit do të jetë 9.7 miliardë njerëz, një rritje e habitshme në vetëm një shekull. OKB-ja e ka hartuar këtë raport në bazë të të dhënavre demografike, lindjeve, vdekshmërisë dhe migrimit.
Nigeria do të jetë vendi i tretë më i populluar deri në vitin 2050 me rreth 733 milionë njerëz, duke kaluar Shtetet e Bashkuara, të cilat do të bien në vendin e katërt me një popullsi prej 434 milion.
Më shumë se gjysma e popullsisë së parashikuar globale deri në vitin 2050 do të grupohen në vetëm nëntë vende, thuhet në raport: India, Nigeria, Pakistani, Republika Demokratike e Kongos, Etiopia, Tanzania, Indonezia, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara./L/F-dritare.net