Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës. Në fund të mbledhjes së qeverisë ai ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme. Ai ka thënë se ka pranuar një ftesë nga dhomat e specializuara të Gjykatës Speciale si i dyshuar dhe i është ofruar mundësia që të shkojë si i pari i qeverisë apo si qytetar i zakonshëm i Kosovës. Përmes një deklarate për medie, Haradinaj ka thënë se ka zgjedhur këtë të dytën. Haradinaj u shpreh, se nuk e di nëse ka liderë tjerë politikë të ftuar nga Gjykata Speciale. Ai ka thënë se tani mandatin e tij do t’ia kthejë sovranit.
“Përgjegjësia tani kalon te presidenti për të filluar konsultat për të caktuar datën e zgjedhjeve. I ofrohem prapë popullit për të marrë besimin. Nuk jam i akuzuar, por intervistohem. Garoj në zgjedhje edhe unë edhe subjekti im.”, ka thënë Haradinaj./L.F/dritare.net