Rama vendos të dëbojë disa diplomat rusë nga Shqipëria

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur sot se do t’i bashkohet Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë dhe Gjermanisë në “luftën’ kundër Rusisë.

Në mbledhjen e grupit parlamentar, raporton Balkanweb, Rama ka thënë se Tirana do të marr vendim për dëbimin e disa diplomatëve rusë, pas akuzave që i janë bërë në Moskë për helmimin e një ish agjenti te KGB-së në Angli.

LEXO DHE :  Të gjithë sytë te fustani i Kim Kardashian, në eventin e famshëm!

“Qeveria do të vendosë për dëbimin e disa shtetasve rusë. Ky është një veprim i koordinuar me vendet e NATO-s. Do dëbojmë rusët që kanë shkelur interesat kombëtare”, tha ai

Sot, SHBA urdhëroi dëbimin e 60 diplomatëve rusë ndërsa Gjermania dhe Franca vendosën dëbimin e 4 diplomatëve rusë./E.B- dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.