Rama u premton studentëve: Do rindërtojmë të gjithë konviktet, deri në fund të mandatit
Dritare.net
Ai u dha fjalën që deri në përfundim të mandatit, do të rindërtojë të gjithë konviktet në vend.
“Paralelisht po punojmë me Bashkinë e Tiranës me kampusin, është një projekt shumë ambicioz, kemi problem serioz rimarrjen e hapësirave.
Po përgatisim edhe gjithë inventarin e nevojshëm për shpronësimet ndërkohë që projekti i ndërtimit të hapësirave të reja, qoftë të natyrës rekreative, qoftë akademike është duke u realizuar.
Besoj që deri në fund të këtij mandati, të gjithë konviktet e Shqipërisë do jenë rindërtuar me këto standarde. Për një pjesë të mirë të dhomave ndërhyrja do bëhet gjatë verës.
Me fillimin e mandatit të ri të Bashkisë së Tiranës do të ecim me punën për kampusin. Është një investim goxha i madh por do bëhet.
Ashtu siç do fillojnë në fund të këtij viti e në fillim të vitit të ardhshëm investimet e tjera për auditorët etj”, tha Rama./E.B-dritare.net