Rama tregon se ku e ka shkelur Basha marrëveshjen
E Premte 8 Shtator 2017, 21:09
Dritare.net
Rama është shprehur se Basha e ka shkelur marrëveshjen, sepse në një shkresë të dërguar Brukselit ai flet kundër Shqipërisë.
“Ne kemi një marrëveshje dhe unë uroj që ajo marrëveshje të mos ketë vdekur bashkë me zgjedhjet dhe me rezultatin shumë larg pritshmërive që mori Partia Demokratike, edhe pse me shumë keqardhje pashë një shprehje krejtësisht në kundërshtim me frymën e marrëveshjes kur lexova një paçavure të gjatë që një departament I PD-së çonte në Bruksel për të nxirë faqen e Shqipërisë.”-tha Rama./ I.M-dritare.net