Rama thirrje investitorëve të huaj: Protestat mund të jenë pjesë e paketave turistike
Dritare.net
Rama, u ka thënë të pranishmëve se protestat mund të jenë pjesë e paketave turistike, ndodhin si të ishin koncerte të shtunave në orën 8:00
“Ne jemi vendi më pro europian në rajon”, u tha Rama të pranishmëve.
“Kemi myslimanë dhe të krishterë, por myslimanët tanë ja pa dyshim më europianë se sa votuesit e partisë së Marine le Pen.
Nuk ka asnjë parti anti europiane.
Ne jemi pjesë e Europës, jemi të rrethuar nga shtetet e Bashkimit Europian”, u shpreh Rama.
Ai komentoi edhe situatën politike dhe protestat e opozitës, duke i quajtur ato koncerte. “Kur e shikoni Shqipërinë sot mund të mendoni Shqipëria nuk është vendi i duhur për të investuar, apo për të notuar.
Ajo që po ndodh nuk është një revolucion, por një protestë politike. Madje protestat mund të jenë pjesë e paketave turistike. Sepse ndodhin si të ishin koncerte, të shtunave në orën 8:00.
Kështu që nëse doni, prenotoni dhe mund ta shikoni.
Nuk është i gjithë vendi në flakë, ata vijnë aty, hedhin molotovët e tyre, por nëse qëndroni në distancë, mund ta shijoni dhe këtë nuk e gjeni në Europë në këtë moment”, shtoi Kryeministri./ I.M-Dritare.net