Rama tha se do ta padiste, reagon Ramush Haradinaj!
Dritare.net
Pas kësaj deklarate ka reaguar Haradinaj, i cili është shprehur se me Ramën do të shihet në gjyq, sepse sipas tij mbi 10 miliardë euro po i bëheshin dëme Kosovës në rezerva dhe minerale të Trepçës.
“Edi Ramën e kam vëlla. I kam vëllezër e motra të gjithë shqiptarët. Por unë jam kundër ndarjes. Ky ka marrë pjesë në projektin e ndarjes (Rama). Ajo ndarja do të bënte dëme në shtetësinë tonë. Pasi që të hapet Kosova e 17 shkurtit nuk ka më kthim pas. Mbi 10 miliardë euro dëme do i bëheshin Kosovës në rezerva dhe minerale të Trepçës. Gjithsesi ai për momentin është në pushtet, por nuk e ka të sigurt që do të qëndroj dhe mund ta humb atë. Shihemi në gjyqe. Nëse dikush ka premtuar me dhënë Trepçën, atëherë ka pasur përfitime nga Serbia", deklaroi Haradinaj./E.B-dritare.net