Rama te shkolla "Mihal Grameno": Deri në vitin 2021 librat do të jenë falas
E Hënë 9 Shtator 2019, 14:02
Dritare.net
Rama gjithashtu njofton se, deri në fund të sezonit 2021-2022 të gjitha librat do të jenë falas për nxënësit deri në klasë të nëntë.
"Tani duhet të bëjmë fushat e sportit mbrapa, janë keq. Ju ishit si anije, sipër mësim, poshtë ujë. Tani kemi shtuar klasën e pestë për libra falas, vitin tjetër do shtojmë të gjashtë e të shtatë, e më pas edhe klasën e tetë.
Dhe në fund të sezonit 2021-2020, të gjitha librat do jenë falas. Por, duhet t’i mbajnë mirë. libri është shoku më i mirë, gjithë të tjerët shkojnë e vijnë, libri mbetet.",- shkruan Rama./K.C/dritare.net