Rama: Tani nuk luaj më, vetëm e shijoj sportin

Kryeministri Edi Rama rrëfen se me cilën skuadër është tifoz në kampionatin shqiptar dhe atë italian, pasionin e tij për basketbollin dhe një koment për Dukën, De Biazin, Lorik Canën. Kryeministri Edi Rama shpreh bindjen se “Arena Kombëtare” do të fillojë ndërtimin brenda pranverës së këtij viti. Në një intervistë për “Ora Skaner”, kreu i qeverisë thekson se e mbërthejnë pas
ekranit, kombëtarja shqiptare, kombëtarja e Italisë dhe Juventusi.
Kurse, për derbin Tirana-Partizani, Rama thotë se ia ka besuarm Erion Braçes.

Z.Kryeministër do të përcaktoni një shkallë meritueshmërie
për këtë arritje?

Të ndash se kush ka më shumë dhe kush ka më pak është e kotë. Shikoni: Pa FSHF, skuadra nuk do të shkonte në Europian, pa skuadrën, federata nuk do krenohej se jemi në Europian, pa De Biazin, edhe federata dhe skuadra nuk do të kishin timonierin që na çoi në Europian.

A mendoni që De Biazi do të largohet pas Europianit, edhe pse termat ekonomikë të kontratës së tij janë rifreskuar dhe ai ka rënë dakort për këtë. Por, në vijimësi të një faze grupi,
çdo gjë mund të ndodhë?

Unë nuk mendoj që Xhani do të largohet. Ka arritur një sukses të madh.

Dikur ishit Kryebashkiak dhe gjetët një formulë për të mbajtur Tiranën, larg kostos bashkiake. Por, sipas jush sa funksionon formati i varësisë bashkiake. A mendoni se ishte zgjidhje?

S’kam bërë asnjë zgjidhje për Tiranën në atë kohë sepse nuk gjeta dot mirëkuptim në vizionin që unë kisha për zhvillimin e klubit. Dhe faktikisht Tirana, nëse do të kishim rënë dakort me atë vizion, dhe do të kishim ngritur një ndërrmarje, sot unë jam i bindur që Tirana do të ishte siç është kombëtarja.

Ju bie rasti ndonjëherë, se në stadium nuk ju kam parë,të shikoni ndeshje të kampionatit kombëtar?

Jo, jo. Kampionatin kombëtare nuk e ndjek, për 2 arësye: Së pari, unë nuk jam ndonjë i apasionuar pas futbollit për të ndjekur një kampionat futbolli deri në pikën e një niveli si ky i yni, ku nuk është maksimumi. Mua më mbërthejnë pas ekranit, kombëtarja shqiptare pa diskutim, kombëtarja e Italisë dhe Juventusi. Kurse, pastaj për atë derbin Tirana-Partizani që më thoni, ia kam besuar të gjitha Erion Braçes.

Por, nëse nuk ju mbërthen dot ekrani sot, dikur në sistemin e kaluar e keni ndjekur futbollin?

LEXO DHE :  Boris Johnson shkon të votojë me qenin me vete!

Kur kam qenë i vogël kam qenë si të gjithë fëmijët me Partizanin. Pastaj, ka patur një periudhë kur luaja basket me Dinamon shkoja në stadium të shikoja Dinamon edhe për arësye të raporteve me futbollistët e asaj kohe. Mbaj mend kur ishte Fatmir Frashëri trainer dhe më pas Bejkushi, apo nuk e mbaj mend mirë radhën. Atëherë kthimi i Fatmir Frashërit në rol ishte një ngjarje në Dinamon e atëhershme. Kurse në Dinamon e famshme të Pernaskës, Zërit e Ballgjinit, unë isha me Partizanin, dhe vuaja shumë humbjet.

Pse vendosët të bëni “Loro Boriçin”, kushton jo pak?

Nisëm me Elbasanin dhe planifikuam më pas “Loro Boriçin”. Dhe do të jetë mesa kam ndjekur punimet që do të jetë një stadium shumë i bukur.

Shumë para të hedhura, por kush e ka radhën?

“Arena Kombëtare”, stadiumi “Qemal Stafa”. Unë besoj që brenda pranverës të kemi nisur punën.

Do desha një batutë për disa emra që do ju përcjell. Për De Biazin?

Lider.

Armando Duka?

Një sipërmarrës që nuk i’a ha qeni shkopin.

Lorik Cana?

Talent dhe vullnet bashkë, nuk ndodh shpesh…

Fidel Ylli?

Pasion i gjallë…

Dhe…..Massimaliano Allegri (si juventin që je…)

Nëse do të huazonim një term nga zoologjia do të ishte, dhelpër.

Gjeni kohë të luani Basket?

Shumë e hidhur pyetja e fundit, sepse më kujton që, edhe nëse gjej kohë, nuk mundem dot. Eshtë një sport që nuk është për ata që i kalojnë të 40-tat. Dhe faktikisht, edhe i madhi i të mëdhenjve Gim Fagu, që jam i bindur që nëse do të kishte moshën e duhur sot do të luante në çdo skuadër të planetit, në një moment të caktuar u dorëzua dhe nuk hyri më në fushë, sepse është sport shumë impenjativ nëse do të luash. Por, Të gjitha pas kësaj moshe janë me probleme mesi e gjunjësh…

Vazhdon të mbetesh një juventin besnik?

Jam shumë i interesuar, por Juventus më mbërthen, por nuk më sëmur dot. Por, jam i bindur që, nëse me Bajernin nuk do ia dalë dot, nuk është se do më prishet gjumi. Por, si italian, shumë shpejt vjen Shqipëri-Itali?
Dhe i gjithë stresi lidhur me “Arenën Kombëtare” është që është shumë e vështirë do të ishte të arrinim me stadium të ri në atë ndeshje, por do të ishte mrekulli, që “Arena Kombëtare” të priste atë ndeshje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.