Rama tallet me Cekën: E çmendi fallxhorja

Ndërsa ndodhej në takim elektoral në Maliq, kryeministri i vendit, Edi Rama ka komentuar mallkimet që Neritan Ceka u ka bërë shqiptarëve që shkojnë të votojnë më 30 qershor.

Rama thotë se, Ceka foli sikur e kishte pickuar gjarpri. Rama tha se Cekën e çmendi Kryemadhi.

“Kishim njërin që kërcënonte do hidhem në erë e mu kujtua që kemi pas në lagje njërin që ngjitej në katin e 4 e thoshte hidhem sot e hidhem nesër. Kur një ditë na u hodh një tjetër. Kështu thoshte edhe Lulzimi hapni vendin se do hidhem, u hodh Ilir Meta. Fakti që u hodh zbuloi gjithë planin destruktiv, ideator dhe frymëzues është Iliri e Berisha kurse Lulzimi është një kukull që është mësuar t’i marrë gjërat qyl. Unë e njoh se e kam shok, është dembel dhe përtac, po ç’i bësh e çmendi fallxhorja.

Kjo kishte çmendur edhe Neritan Cekën, goxha burrë, 75 a 80 vjeç kishte dalë në tv e mallkonte si ta kishte pickuar gjarpri…sikur e kishin përjashtuar nga ndonjë sekt fetar, pse e zuri hirra. Ka edhe të tjerë, keni parë dajë Tit Vasilin kur flet? Duket sikur sapo është pickuar nga gjarpi. Ca janë këta moo? Parti janë këta? Skuadra programesh që do ndërtojnë Shqipërinë…Po kur del fallxhorja dhe thotë shpëtoje Shqipërinë nga ato që blenë vota.

Shyqyr që Zoti nuk përzihet në zgjedhje se do të mbyllte fallxhoren në shtëpi dhe s’do blinte njeri më vota dhe në këtë pikë, nuk ka rëndësi çfarë them unë. Këtë e ka thënë edhe vetë Lulzimi. SHPK-ja e sheikut të Skraparit.”,– tha Rama./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Vikena Kamencia emocionohet dhe përlotet në emision pasi kujton të atin

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.