Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim m aleatin në bashkëqeverisje, Ilir Metën. Takimi po zhvillohet në zyrën e kreut të Kuvendit, në Kryesi ku në fokus është pikërisht situata politike. Dje mazhoranca votoi e vetme ngritjen e komisionit të vettingut dhe anëtarët e tij në radhët e mazhorancës, ndërsa sot në fokus ka qenë pikërisht nisja e procedurave për zgjedhjen e presidentit të ri në vend.