Rama-studentëve: Ja çfarë do përfitoni nga programi i praktikës së punës!
Dritare.net
Rama tha se studentët do të kenë mundësi të kryejnë praktika pune, duke mundësuar kështu përthithje dijesh nga ana e tyre dhe kualifikim. Pas praktikës, kryeministri tha se ka mundësi edhe për punësim.
“Më vjen mirë që i kushtojmë vëmendje pakti për Universitetin, që besoj e dini se janë një eksperiencë e krijuar nga presidenti Kenedy në fillim të viteve ’60 hapi derën për studentët e shkëlqyer dhe kjo u bë praktikë në SHBA dhe më pas u hap në të gjithë botën.
Pas praktikës, çdonjëri që e kalon këtë proces, të mund të futet në konkurrim për një vend pune në administratë. Të paturit avantazhin e praktikës, kjo ndihmon hendekun krijuar. Kemi hyrë në një fazë të re në marrëdhënien mes qeverisë dhe universitetit.
Nga ana tjetër është krijuar mundësia për futjen e drejtpërdrejtë të studentëve më të mirë në administratë. Sot vendet e punës në shtet janë vende në dispozicion janë të atyre që kanë mbarur universitetin me nota 9-10. Kjo krijon kushtin që çdo kush që ka mbaruar me këtë rezultat të këtë mundësi zgjedhje dhe të hyjë në administratën publike pa konkurs. Do të vazhdojë ky proces, duke rihapur thirrjet për aplikime dhe është bërë një thirrje e re së fundmi dhe një tjetër do të behët në gusht. Me kalimin e viteve, këta njerëz fitojnë eksperiencës dhe janë aty për shkak të meritës së tyre.”, tha Rama në takimin me studentët e Universitetit të Arteve/E.B-dritare.net