Rama shkon në Kashar, batuta me banorin: Ku je ore, se të shpallëm në kërkim
Dritare.net
Gjatë takimit me banorët, Rama ka shkëmbyer batuta. Kryebashkiaku Veliaj propozoi që, atyre banorëve që nuk kanë lidhje me fshatin, t’u blihet shtëpi në Yzberish.
”Do ta propozoj sot, kush nuk ka lidhje me fshatin, por rri përkohësisht, t’i blejmë shtëpinë në Yzberish.",- tha Veliaj.
Ndërkohë Rama tha:
”Ata që s’e kanë tokën, është e vështirë ta ndërtojnë shtëpinë në tokë tjetër. Ne do ta bëjmë të gjithën, si katunar tirone që jam, jua kuptoj psikologjinë. Ata analistët e intelektualët s’durojnë fare. Duhet pak durim, ne po bëjmë maksimumin.
Kemi marrë ekspertët e huaj për të marrë garanci. Por duhet konfirmim dhe nga perandoria romake, otomane (ironizon). Sot kemi komitetin, do vazhdojmë me punën. Besoj do dalim. Vetëm duhet durim. Ju jeni rregulluar njëri-tjetrin.
Ata që janë të lidhur me fshatin, nuk u themi dot ikni në hotele, do ta rregullojmë.”,- ttha Rama.
Më pas kryeministri shkëmben batuta me një banor që i afrohet pranë.
“Ku je ore, se të shpallëm në kërkim. Shkoni te njësia dhe merrni atë që doni. Ty s’të dëgjo se e thotë Çajupi. Burri është rehat, ti prej kësaj rron.”,- tha Rama./K.C/dritare.net