Rama rrëfen historinë e gjyshit: E çuan për t'u bërë intelektual, u bë shofer i mbretit Zog
E Shtunë 27 Maj 2017, 14:02
Dritare.net
“Kam pas gjyshin shofer. E çoi i ati në Itali, stërgjyshi jonë, për t’u bërë intelektual, ai car bëri? Gjithë lekët që i kishte dhënë baba për një vit, i mori dhe bleu makinë, e jetonte në Durrës. E thirri kryebashkiaku më pas dhe i tha: “Si mund të kesh ti makinë më të mirë se unë? E mori dhe u bë shoferi i tij. Më pas kur shkon në festën e 28 nëntorit që organizoi Mbreti Ahmet në Tiranë. Aty e pa mbreti kryebashkiakun dhe e pyeti se: “Cne ti me këtë makinë kaq të bukur”, e ky i tha: “E ka shoferi im”. Më pas gjyshi u bë shoferi i lartmadhnisë”, tha Rama.