Rama rrëfen historinë e gjyshit: E çuan për t’u bërë intelektual, u bë shofer i mbretit Zog

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në një familje në Prezë. Ulur në tryezën si mysafir i familjes së Fatmir Kurtit, kreu i qeverisë tha se stërgjyshi i tij e kishte çuar djalin për studime në Itali, por ai zgjodhi që me lekët të blinte një makinë. Mes të tjerash Rama pohoi se pasi gjyshi u bë shofer i kryetarit të bashkisë së Durrësit, u përzgjodh për të punuar për mbretin.

“Kam pas gjyshin shofer. E çoi i ati në Itali, stërgjyshi jonë, për t’u bërë intelektual, ai car bëri? Gjithë lekët që i kishte dhënë baba për një vit, i mori dhe bleu makinë, e jetonte në Durrës. E thirri kryebashkiaku më pas dhe i tha: “Si mund të kesh ti makinë më të mirë se unë? E mori dhe u bë shoferi i tij. Më pas kur shkon në festën e 28 nëntorit që organizoi Mbreti Ahmet në Tiranë. Aty e pa mbreti kryebashkiakun dhe e pyeti se: “Cne ti me këtë makinë kaq të bukur”, e ky i tha: “E ka shoferi im”. Më pas gjyshi u bë shoferi i lartmadhnisë”, tha Rama.

LEXO DHE :  Rama: Brenda mesit të 2020, pothuajse të gjithë me shtëpi të reja!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.