Rama publikon fotot: Pamja e shëmtuar e Fierit, po kthehet në sheshin më të bukur
E Martë 20 Gusht 2019, 11:11
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në faqen e tij në facebook, ka ndarë me të gjithë ndjekësit pamje nga punimet për qendrën e qytetit të Fierit. Duhet edhe pak kohë që sheshi i ri, që është planifikuar të ketë një hapësirë të madhe për të gjithë moshat, të jetë gati.
"EDHE PAK...
dhe e kaluara e shëmtuar e Fierit, me “Lanën” e tij si hekurudhë ndërtesash pa leje, me përmbytjet pas çdo shiu e me erën e rëndë të papastërtive, mu në qendër të qytetit, do t’ia ketë lënë vendin një hapësire të re publike për të gjitha mosha", shkruan Rama.